Shkodër, fermeri ngre shqetësim për plehrat kimike! Sylejmani: Nuk kanë efekt për rritjen e bimëve

16 Shkurt, 16:18

Një fermer në Shkodër ka ngritur shqetësimin për cilësinë e plehrave kimikë. Sipas tij, plehrat që shiten në farmaci bujqësore nuk japin efekt në rritjen e bimëve. Kërkon nga specialistët e bujqësisë të kontrollojnë produktet që vijnë nga importi.