Shkodër/ Hajdutët vjedhin transformatorin e rrjetit elektrik në ujësjellësin e Bërdicës, mbesin pa ujë 4 mijë banorë

24 Mars, 14:56 | Përditesimi i fundit: 2024-03-24 20:36:40

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik të këtij stacioni duke lënë pa ujë afro katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës.