Shkodër/ I vunë tritol në garazh 52 vjeçarit, në kërkim 2 ish-futbollistë, shkak sherri për shezlongët, dy javë më parë i dhunuan të afërmin (EMRAT)

30 Qershor 2023, 15:32

Dy ish-futbollistë rezultojnë të fshihen pas vendosjes së tritolit në banesën e një 52-vjeçari në Shkodër të enjten, që fatmirësisht shënoi vetëm dëme materiale. Ngjarja nuk është e rastësishme, por rrjedhojë e një sherri për ndarjen e territorit të plazhit të Velipojës për vendosjen e shezlongeve.