Shkodër/ Nasirin 10 vjeç ‘e vrau’ Tik-Tok! Në bankën e të miturit vendosen lule, mësuesja: Ishte lider në klasë, jemi të tronditur

7 Maj 2021, 11:06 | Përditesimi i fundit: 2021-05-07 14:41:58

Në bankën ku ulej 10-vjeçari, tashmë është vendosur një tufë me lule të bardha, dhe mësuesja e emocionuar thotë se ajo e ka pasur nxënës që nga klasa e parë, ndërkohë që shton se ai kishte një sjellje shumë të mirë, duke nënvizuar se në shkollë është theksuar dhe folur për anët negative të rrjeteve sociale. Ajo thotë se ka komunikuar më familjarë të largët të fëmijës dhe ato janë të idesë se tentativa për të bërë një video në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në vdekjen tragjike të 10-vjeçarit.