Shkodër/ Nëna lehonë në burg, 2 avokatët e saj: Të shtyhet ekzekutimi i vendimit pasi fëmija të bëhet 1 vjeç! Qytetarët ofrohen të paguajnë gjobën 250 mijë lekë

15 Mars 2023, 16:06

 

Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç.  Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për benën, por edhe vetë shëndetin e saj.