Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Bunë, gjendet trupi i pajetë edhe i vajzës së dytë! Palombarët në kërkim për 39-vjeçaren dhe djalin

6 Maj, 20:26

Polumbarët e RENEA-s, ushtria si dhe autoritetet në Malin e Zi, po kërkojnë për trupat e nënës dhe djalit 3 vjeç, që u hodhën nga ura e lumit Buna mbrëmjen e 2 majit, një akt vetëvrasje që dyshohet se është pasojë e dhunës nga kryefamiljari 31-vjeçar Erdgys Arrazi, i dënuar më parë për drogë. Deri tani janë gjetur trupat e dy vajzave, ndërsa familjarët e Erdgysit pretendojnë se nuk ka pasur dhunë