Shkodër, një 62-vjeçar goditet me sende të forta në lagjen Rus nga disa persona

3 Qershor, 15:14

 Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kopshtit “Tom Kola” në lagjen Rus.

I plagosuri është dërguar në spital ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Sipas raportimit të gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja, i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi , 62 vjeç i cili është qëlluar me sende të forta nga persona të paidentifikuar.