Shkodër/ Po transportonin 900 fidanë kanabis për t'i kultivuar, 4 në pranga

10 Maj, 11:41

Katër të rinj janë vënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi janë kapur duke transportuar 900 fidanë kanabis me qëllim kultivimin e tyre.

Policia fillimisht vuri në pranga 24-vjeçarin N.N, i cili po drejtonte një furgon, ku u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë kanabisi.

Më pas u arrestuar tre të rinjtë e tjerë, vëllai i 24-vjeçarit N.N, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit S.L., 21 vjeç dhe I.L., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.