Shkodër/ Punëtorët e pastrimit duan kompaninë e vjetër, përgjegjësi: Nuk e di pse

10 Nëntor 2019, 15:59

Firma fituese e tenderit të pastrimit në Shkodër ka reaguar pas protestës së punonjësve dhe sindikatës së pavarur në Shkodër duke deklaruar se ka qenë firma e vjetër që operonte që është tërhequr nga shërbimi.

Më anë të një reagimi për mediat përgjegjësi i firmës së re, Alfred Gjergji në një prononcim për mediat ka bërë më dije se janë ndjekur procedurat për të gjithë punonjësit dhe këta të fundit janë ftuar që të lidhin kontratat e reja me firmën e re fituese të pastrimit.

'Situata është krejt normale. Firma që ishte para na komunikoj se nuk e ka përfituar tenderin. Firma e re ka lajmëruar të gjithë punëtorët që të vijnë të punojnë. Aktualisht kanë ardhur edhe punëtorë të tjerë që nuk kanë punuar kurse ata që nuk kanë dashtë kanë dalë në demostrata. 7-8 veta, arsyen nuk e di, por kjo firma e re ka rrit rrogën, ka plotësuar të gjitha kushtet. Tashi janë të kënaqur me firmën e re. Është plotësuar kuota. Janë njoftuar të gjithë por erdhën të tjerët se ata nuk erdhën. Dokument me shkrim nuk kena, por na kanë njoftuar se kush do të vij të vijë si herë të tjera. Qyteti po pastrohet normalisht. Kërkesë llogarie kena, punojnë gjithë natën. Kontrollin ua bëjë unë gjithë natën." tha Alfred Gjergji. 

Kanë qenë edhe punonjësit ato të cilët shprehen të kënaqur me kushtet e punës si dhe kanë pohuar se janë ftuar nga firma  e re për të nisur procedurat e punësimit.

"Ditën e 5 kanë ardhur të gjithë në punë, janë lajmëruar të gjithë në punë kush ka desht. Na ka lajmëruar brigadieri në telefon. Kam punuar me ato shoqe por nuk e di pse s'kanë dalë me punuar. Pagat i ka ngrit aq sa ka patur mundësi." tha një punëtore.