Nga kamionët e Ushtrisë, lëvizja sot në fshatin Obot po mundësohet nga varkat. Shkak është bërë rritja e nivelit të ujit gjatë 24 orëve të fundit. Sipërfaqja e përmbytur në fshat është zgjeruar. Banorët shprehen se ndërsa gdhihej e hëna, rreth orës 00:30, ka pasur një rritje të menjëhershme të nivelit të ujit, si pasojë e shtimit të shkarkimeve nga hidrocentralet. Aktualisht, kalimi me mjete të zakonshme është i pamundur, ndërsa lëvizja e banorëve realizohet përmes mjeteve të Ushtrisë. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, situata në Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe shtëpitë nuk janë të përmbytura.


















