Shkodër, video që po bënte për 'Tik Tok' e çon në tragjedi, 12-vjeçari mbetet i varur në litar, humb jetën

6 Maj 2021, 20:43 | Përditesimi i fundit: 2021-05-06 23:01:08

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme  rreth orës 18:00 në Gurin e Zi në Bashkinë Shkodër, ku një 12 vjeçar N.Y ka humbur jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetet sociale.

12-vjeçari ishte duke kryer akrobaci në katin e dytë të banesës së tij dhe aksidentalisht ka mbetur i lidhur në një litar rreth qafës çka i ka shkaktuar vdekjen.

Kanë qenë familjarët që kanë parë ngjarjen dhe janë ngjitur në katin e dytë të banesës, ku kanë gjetur djalin e tyre të lidhur në litar rreth qafës, ku pavarësisht se është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës nuk ka mundur të mbijetojë.

Në raportin e policisë së Shkodrës në lidhje me ngjarjen thuhet se djali është gjetur i varur në litar, ku nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë në Shkodër.