Shkodrani ngatërron zgjedhjet me ndeshjet, shkakton të qeshura në studio…

1 Shkurt 2021, 12:42

Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” njëri prej telefonuesve duke u ndalur tek procesi elektoral i 25 prillit ngatërroi fjalën “zgjedhjet” me “ndeshjet” e ndërsa e kuptoi edhe vetë lapsusin tha se i kishte ngel mendja tek ndeshja e futbollit Vllaznia-Partizani. Kjo gjë shkaktoi një situatë të këndshme mes tij dhe gazetares e ndërsa bëri një paralelizëm zgjedhje-ndeshje. Opozita e bashkuar I fiton zgjedhjet, tha ndër të tjera qytetari.