Shkoi me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë fëmija 3 vjeç në Elbasan! Babai i vajzës: Mjekët na thanë se është virozë, na dhanë një qesë ilaçe me vete

19 Janar 2022, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2022-01-19 14:50:00

Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet. Foshnja A.I është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga bronkopneumonia