Shkoi në spital dy ditë më parë se pësoi aksident, por rezulton me COVID-19!

11 Prill 2020, 13:34

DURRËS- Rasti i vetëm në qytetin e Durrësit ditën e sotme është i një djali të ri i cili e ka zbuluar se ishte prekur me COVID-19, vetëm pasi kishte bërë aksident.

Dy ditë më parë, ai pësoi një aksident, ku gjendja ishte e rëndë. Menjëherë është dërguar në spital të Durrësit, ku i është bërë skaneri dhe nga bluzat e bardha ka pasur dyshime se mund të jetë me COVID-19. Për këtë i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.

    No videos found.