17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste...patën kontakt me të afërmit e infektuar! Rakacolli: Shmangni vizitat

TIRANË - 17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste të kryera 24 orët e fundit, janë identifikuar në Shqipëri, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 433, nga  3644 teste të kryera.

Rastet e reja janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.

Një pjesë e mirë e tyre janë raste kontaktesh si rezultat i mos respektimit të rregullave të distancimit social. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se disa nga rastet janë persona që kanë kryer vizita familjare tek të afërmit e infektuar me COVID-19. Ajo apeloi që mos të bëhen vizita tek të afërmit. 

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha Mira Rakacolli.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.
 
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.
 
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast.
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
 
- Tiranë           209 raste
- Durrës           39 raste
- Lushnje         6 raste
- Elbasan         15 raste
- Fier                32 raste
- Kavajë           8 raste
- Rrogozhinë    4 raste
- Korçë             17 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër         52 raste
- Lezhë            14 raste
- Berat              2 rast
- Has                12 raste
- Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
- Pukë              5 raste
- Mirditë           3 raste

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
Një pronar biznesi pozitiv me COVID-19 në Lushnje, në karantinë edhe familjarët

Në Lushnje është konfirmuar sot një rast me koronavirus.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar, i cili në pronësi një punishte për përpunim dhe konservim perimesh.

Është një biznes familjarë, bashkë me të infektuarin punonin dhe familjarët.

Për këtë janë vetëkarantinuar të afërmit e biznesmenit.

Ora 13:15
Shkoi në spital dy ditë më parë se pësoi aksident, por rezulton me COVID-19! Vetëkarantinohet shoku dhe tre mjekë

Rasti i vetëm në qytetin e Durrësit ditën e sotme është i një djali të ri i cili e ka zbuluar se ishte prekur me COVID-19, vetëm pasi kishte bërë aksident.

Dy ditë më parë, ai pësoi një aksident, ku gjendja ishte e rëndë. Menjëherë është dërguar në spital të Durrësit, ku i është bërë skaneri dhe nga bluzat e bardha ka pasur dyshime se mund të jetë me COVID-19. Për këtë i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve, por fatmirësisht rezultuan negative. Megjithatë, ato janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë. Ndërkohë i riu është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar. Durrësi renditet i treti, pas Tiranës dhe Shkodrës për numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, me 39 raste. Në Durrës u regjistrua edhe viktima e parë.

Ora 12:21
I shtruar në Tiranë dhe me diabet, konfirmohet rasti me COVID-19 në Nikël

Një rast me COVID-19 është konfirmuar në zonën e Niklës pavarësisht se personi në fjalë është i shtruar në spital në Tiranë. Ai ka edhe sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, ndërsa nuk dihet se nga ku mund të jetë i infektuar.

Sakaq pritet përgjigjja e tamponit të familjarëve për të parë nëse kemi të bëjmë me një vatër të re apo është rast i izoluar. Rastet që zbulohen në spitalet e Tiranës nuk shënohen si raste të reja në rrethet përkatëse, por shënohen sikur janë raste në Tiranë. Si rrjedhojë në Krujë figurojnë 6 dhe jo 7 raste.

Ora 11:52
16 fëmijë me COVID-19 dhe 8 policë! Asnjë grua shtatzënë e infektuar, nuk ka lindur

Në vijim të situatës së të prekurve nga COVID-19 sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 17 raste të reja. Në total në Shqipëri janë 433 persona të cilët kanë rezultuar pozitiv, në qytete të ndryshme të vendit.

Nga këta persona 16 janë fëmijë të cilët janë prekur nga sars cov-2 dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka patur nevojë, për kujdes spitalor dhe janë në gjendje të mirë.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka asnjë grua të infektuar shtatzënë të që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj.

Përsa i përket numrit të të prekurve nga uniformat blu ata janë 8.

Ora 11:26
3 rastet e reja në Shkodër, vatra të reja infeksioni! Njëra punonjëse në fasoneri

Tre personat e identifikuar me COVID-19 në Shkodër dolën pozitiv në mesin e 27 mostrave të marra gjatë ditës së djeshme. Një nga të prekurit mësohet të jenë punonjës në një fasoneri e cila u cilësua dje vatër e re, ndërkohë që ende nuk të dhëna për të prekurit e tjerë të cilët mendohet se janë vatra të reja të COVID-19.

Edhe në Pukë, kemi një rast te ri, duke e çuar ne 5 numrin e te prekurve në këtë zonë të qarkut të Shkodrës.

Në total, në territorin e Shkodrës janë 52 të prekur, në rang Qarku janë 57 persona.

Ora 11:26
Shërohen 3 pjesëtarë të familjes, del pozitiv i vetmi që nuk kishte kryer tamponin

Rasti i ri në Krujë është një person nga e njëjta familje që më herët kishte të infektuar me koronavirus. Personi në fjalë nuk kishte kryer tamponin, edhe pse 3 familjarë të tij kanë qenë të prekur. Ditën e djeshme nga një rikontroll që i është bërë anëtarëve të familjes së prekur, tre persona nga të infektuarit kanë rezultuar negativ, pra janë shëruar, ndërkohë që nga kryerja e analizës, njëri prej tyre, qe nuk i ishte marrë tamponi më herët, ka dalë pozitiv.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/04/2020 16:36

    Raste të rinj jo të reja

    Përgjigju
  • Ismail: 11/04/2020 15:29

    Z Rama mos e diskuto akoma lirimin e Masave, eshte shume shpejt, Jan akoma njerez qe nuk din si te mbrohen. Ka akoma njerez atje jashte qe jane te infektuar, lere te kaloj kjo edhe ne fund te Majit do shikoj qe eshte me mire

    Përgjigju
  • info: 11/04/2020 11:20

    jepi emrat e personave sepse keshtu si vazhdoni ju nuk ecet duhet te jemi te informuar kush eshte semur mos te kemi kontakte !!!

    Përgjigju
    • Info: 11/04/2020 13:07

      Ideja eshte te mos kesh kontakte me te gjithe o Jari dhe te minimizosh shkembimin, se mund te kesh dhe qe e kane dhe s'jane zyrtarizuar.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, PD: Kambanë alarmi, Ibrahimaj të dorëhiqet

Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, PD: Kambanë alarmi, Ibrahimaj të dorëhiqet