Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri për Report Tv: Nëse kanë nevojë do rrimë më shumë se një muaj

30 Mars 2020, 20:40

30 mjekët dhe infermierët që shkuan në Itali për të ndihmuar popullin fqinj në luftën kundër koronavirusit sipas qeverisë shqiptare do të qëndrojnë një muaj dhe më pas do të rikthehen. Por Korab Gjana, njëri nga infermierët që është pjesë e grupit që u nisën ditën e shtunë përtej Adriatikut u shpreh për emisionin 'Repolitix' në Report Tv se po të jetë nevoja do të rrimë edhe më shumë.