Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri shqiptar: Thashë 'PO' pa u menduar dy herë, na pritën me duartrokitje, rrugës u frikësuam, por situata në kontroll

29 Mars 2020, 23:04

Korab Gjana është njëri nga 30 mjekët dhe infermierët shqitparë që ndodhen në Itali prej ditës së djeshme për të ndihmuar popullin fqinj në luftën me koronavirusin. Në një bisedë me Skype nga Italia për Report Tv ai u shpreh se janë vendosur në spitalin e Breshias, ku do të qëndrojnë për një muaj për të ndihmuar kolegët e tyre. Gjana tha se vendimin për të ikur në Itali nuk e mendoi dy herë, ndërsa shtoi se kishte dhe shumë të tjerë që donin të vinin. Infermieri i QSUT-së vlerësoi mikpritjen italiane. "Të them të drejtën nga Roma në Breshia të gjithë italianët na kanë duartrokitur, qeveritarët, kryetarë komunash na kanë shoqëruar dhe përshëndetur, shumë falenderues.