Shkolla e fshatit Breg-Lum në Kukës në kushte skandaloze! 20 fëmijë mësojnë në klasa kolektive! Pa dritare e dyer dhe me tualete jashtë funksioni

16 Nëntor 2023, 15:50

Edhe pse vetëm 7 kilometër nga Kukësi, shkolla 9-vjeçare, “Hasan Hallaçi” në fshatin Breg Lumë është rrënuar totalisht. Në godinën pa dyer e dritare ku tualetet pa higjienë rrezikojnë edhe shëndetin e tyre, mësojnë ende 20 fëmijë që janë grupuar në klasa kolektive.