Shkolla e Magjistraturës heq mesataren mbi 8 për lëndët kryesore

1 Shkurt, 15:40

Mesatarja mbi 8 për lëndët kryesore për të gjithë aplikantët për në Shkollën e Magjistraturës nuk do të jetë më e nevojshme. Ka qenë pikërisht Magjistratura e cila ka njoftuar lehtësimin për Prokurorët dhe Gjyqtarët e ardhshëm ndërsa kjo ka sjellë reagime të shumta.