Testim te Magjistratura, Rakipi sqaron defektin në korrigjim: Gabim teknik! Problemi më i madh cilësia e ulët e kandidatëve

25 Prill, 17:45 | Përditesimi i fundit: 2024-04-25 17:57:46

131 kandidatët, të cilët kaluan fazën e parë për shkollën e magjistraturës janë ata që e merituan pas tre korrigjimeve që iu bë testeve. Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi ka sqaruar problemin që ndodhi me pajisjen scantron ndërsa ngre alarmin për nivelin e ulët të kandidatëve për në magjistraturë