Shkolla e rrënuar nga tërmeti në Dimal, nxënësit mësim në lokal, kryebashkiakja për Report Tv: Presim fondet nga Ministria për të filluar me rindërtimin

10 Nëntor 2021, 18:25 | Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 18:25

Rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Dimal të Beratit, bëjnë mësim në një lokal, marrë me qira nga Bashkia. Shkolla e tyre e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit ende nuk është rikonstruktuar. Report Tv kërkoi informacion nga kryetarja e Bashkisë së Dimalit Juliana Memaj, e cila sqaroi se bashkia ka aplikuar pranë sekretariatit teknik për sigurimin e fondeve për ndërtimin e shkollës së re.

KT/Shqiptarja.com