Shkolla të rindërtuara në Fushë-Krujë pa nxënës, ‘peng’ i burokracive, të vegjlit nisen përditë për në Laç: Është e vështirë, mbytemi në autobus

13 Tetor 2021, 18:16

Mësimi është kthyer në sfidë për fëmijët e fshatit Sanxhak të Kurbinit dhe zonave përreth. Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare "Gjok Elezi" ka përfunduar prej më shumë se 1 muaj, por nuk ka hapur dyer për shkak se mungon energjia elektrike. Në këto kushte, 400  nxënës janë të detyruar ta zhvillojnë mësimin pasdite në qytetin e Laçit, i cili ndodhet 5 kilometra larg fshatit të tyre.