Shkon në 11 numri i viktimave nga përmbytjet në Itali! Vijojnë kërkimet për 2 të zhdukurit

18 Shtator 2022, 14:46

Stuhitë e forta dhe me reshje në pjesë të ndryshme të prefekturës së Ankonas në Itali shënuan 11 viktima dhe dy të zhdukur, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur. Zonat e prekura regjistrojnë dëme të shumta materiale ndërkohë që kreu i qeverisë Mario Dragi i ka cilësuar përmbytjet vdekjeprurëse katastrofike dhe ka premtuar mbështetje.