‘Shkrirja’ e ASA-s, Ina Zhupa thërret në interpelancë ministren Kushi: Të vijë të japë llogari pse merren vendime për të plotësuar orekse

29 Maj 2023, 13:46

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka thirrur në një interpelancë urgjente ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi për shkrirjen e Akademisë Shkencore të Albanologjisë. Në deklaratën për media kërkon që Kushi të paraqitet në seancën e ardhshme plenare dhe të japë llogari për këtë vendim.