Shkrumbohen nga flakët dy banesa të komunitetit rom në Gjirokastër, flet pronari: Kisha 3 mln lekë të fshehura në dyshek

14 Maj 2021, 10:34

Dy banesa janë djegur në Gjirokastër. Banesat model kasolle, të cilat ndodhen pranë luginës së Drinos dhe i përkasin Skënder Trimit dhe Gëzim Rivanit nga komuniteti rom.

Për shkak të zjarrit ka pasur dëme materiale, ku e gjithë kasollja është shkrumbuar nga flaket. Në njërën prej kasolleve shprehen banorët kishte tre milionë lekët të cila i janë djegur, pasi i kishte të fshehura në dyshekun ku flinte me gruan.