Shkrumbohet makina e 'Tv Rozafa' në Shkodër, një person i vuri flakën gjatë natës! Pronari i medias, pedagog dhe ish kandidat për deputet në 2013

22 Shkurt 2023, 12:03

Është shkrumbuar nga flakët mjeti i ‘Tv Rozafa’ në Shkodër, media në pronësi të Gasper Kokaj. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e Dollarit në qytetin e Shkodrës ku mjeti tip ‘Land Rover’ i parkuar është djegur nga një person. Kamerat e sigurisë kanë arritur të fiksojnë një person i cili afrohet pranë mjetit tip fuoristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.