Shkrumbohet nga flakët automjeti e parkuar para biznesit të makinave me qera në Korçë

6 Prill 2023, 11:46

Një makinë tip ‘Benz’ e parkuar pranë vendit të quajtur “Ura e Fajancës” në Korçë është shkrumbuar nga flakët pas mesnatës së djeshme. Makina është në pronësi të Klaudio Cacanit dhe siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.