Shkrumbohet shtëpia në Shkodër, shpëton e moshuara, jetonte e vetme

9 Janar 2020, 11:39

SHKODËR-Një banesë është shkrumbuar në lagjen 'Qemal Stafa' në qendër të qytetit, ndërsa një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht,pasi ndodhej e vetme në banesë. Shkak i zjarrit mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe momentin kur i jepet ndihma e parë të moshuarës. Sot u shënua një ngjarje e rëndë në Këlcyrë, kur një i moshuar që jetonte i vetëm u dogj në banesë si pasojë e zjarrit.