KËLCYRË-Një i moshuar që jetonte i vetëm në banesë ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë. I moshuari Sefer Demaj 82-vjeç, është djegur në banesë, pasi shtëpia u përfshi nga flakët.
Të afërmit dhe fqinjët shkuan me shpejtësi, pasi panë flakët që kishin përfshirë banesën, por të moshuarin e kanë gjetur pa jetë, raporton gazetari i Report Tv, Piro Nase.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se Demaj ka qenë i pamundur për të reaguar dhe për t'i shpëtuar zjarrit, pasi vuante nga një paralizim i pjesshëm trupor.
Nga veprimet e para hetimore ngjarja rezulton aksidentale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.