Shkrumboi 50 hektarë tokë kryesisht të mbjellë me pemë frutore dhe ullinj në Lushnjë, arrestohet për piromani i moshuari.
Policia vendore njoftoi sot se pas hetimeve për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Xhevdet Nepravishta” pasditen e djeshme (14 Gusht), ku u rrezikuan të digjeshin edhe disa banesa, identifikoi dhe prangosi për zjarrvënie nga pakujdesia të dyshuarin R.S., 70 vjeç, banues në Karbunarë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe D.C., 37 vjeç, banues në lagjen ku ndodhi ngjarja, pasi kundërshtoi Policinë gjatë operacionit për shoqërimin e personave të dyshuar.