Shkupi e Sofja përplasen në Pustec për Censin! Ambasadori bullgar ‘dhurata’ në bashkinë minoritare! Përfaqësuesi i partisë maqedonase: Provokim i rëndë

20 Shtator 2023, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2023-09-20 16:04:09

Censi i popullsisë në Bashkinë minoritare të Pustecit prodhoi përplasjen e parë diplomatike. Këtë të mërkurë në qytezën e Pustecit mbërriti ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov. Diplomati dhuroi barna e medikamente në dy qendrat shëndetësore të Pustecit.