Shmanget tragjedia në Kaluer të Lezhës! Makina me 5 persona bllokohet në mes të ujit, shpëtohen nga banorët

18 Janar 2023, 16:08 | Përditesimi i fundit: 2023-01-18 16:32:49

Një familje prej 5 personash ka rrezikuar jetën, teksa po tentonin të kalonin përroin në fshatin Kaluer të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin ngeli në mes të ujit, për shkak të prurjeve të shumta të përroit nga reshjet e dendura të shiut.