Shmanget tragjedia në Lezhë, një person rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales! Pushuesi në gjendje kritike

10 Korrik 2023, 19:11 | Përditesimi i fundit: 2023-07-10 19:42:02

Një tragjedi është shmangur në Tale të Lezhës ku një pushues rrezikoi të mbytej.

Ai u nxor nga uji nga pushuesit e tjerë e më pas u mor nga autoambulanca ku po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave ka konsumuar shumë ujë dhe ndodhet në gjendje kritike.