Shoferët 'problematik' do paguajnë sigurim më të lartë për makinën, tarifat e reja hyjnë në fuqi në korrik! AMF: Brenda vitit drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet

15 Maj, 20:38

Brenda verës së këtij viti drejtuesit e mjeteve do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinave, pasi tarifa do të varet nga historiku i aksidenteve, mosha e tyre apo lloji i mjetit. Po ashtu brenda këtij viti do të publikohet edhe projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti.