'Shokë qelie!' Fredi Beleri e Lefter Alla lënë spitalin e transferohen tek burg i Durrësit ku ndodhet Vangjush Dako, Safet Gjici, Lefter Koka e të tjerë

23 Gusht 2023, 16:31

Tashmë burgu i Durrësit mund të marrë një tjetër emërtim! Burgu i VIP-ave. Tre ish kryebashkiakë socialistë dhe kryetari i zgjedhur i Himarës i arrestuar prej 12 majit, Fredi Beleri janë transferuar në qelinë e paraburgimit të Durrësit. Në të njëjtin institucion ndodhen edhe ish-ministra e deputetë.