Shokojnë shifrat/ Gripi i Ri shton abuzimet seksuale në karantinë

15 Prill 2020, 19:42 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 19:48:01

 

Të paktën 98 persona të cilët kanë kryer krime seksuale me të miturit kanë rifituar lirinë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofilë e s’është trajtuar me mjekime përgjatë apo pas dënimit të kryer në dhjetë vitet e fundit, duke u kthyer sërish në një kërcënim për fëmijët përreth vendbanimeve të tyre në gjithë territorin e Shqipërisë. Qytetet më të rrezikuara janë Tirana, Durrësi, Elbasani e Korça ku banojnë 61 pedofilë që kanë shlyer dënimin. Të dhënat kanë dalë nga një investigim i Qendrës Shqiptare MediaLook mbi krimet me fëmijët nën moshën 14-vjecare, për një periudhën 2010-2019, informacione dhe vendime që janë siguruar në rrugë zyrtare nga të gjitha Gjykatat e Rretheve, Prokuroria e Përgjithshme, Policia por dhe aksesi në vendimet të cilët ndodhen online në sistemin për gjykatat e rretheve dhe për Gjykatën e Tiranës. Lidhur me këto të dhëna dhe statistika të publikuara së fundmi flet për Report TV në emisionin Repolitix pedagogu Elvin Luku. Ai thotë se ky studim i është referuar vendimeve të shkallës së parë, ku shifrat janë shokuese.