Shpallet fituesi për projektin dhe studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë! Linja e re pritet të kushtojë 700 mln euro

15 Nëntor 2023, 13:31

Kompanitë brenda 14 muajsh duhet të identifikojnë gjatësinë e hekurudhës, vendet ku do të shtrihet si dhe të nxjerrin një analizë të kostove dhe përfitimeve. Projekti hekurudhor që lidh Shqipërinë me Kosovën përllogaritet të kushtojë 700 milionë euro.