Shpallet projekti fitues për tunelin e Llogarasë, fiton bashkimi i tre operatorëve ekonomikë

16 Shtator 2020, 18:42

Pas prezantimit të  2 ofertave me projektet inxhinierike, sot është shpallur projekti fitues për tunelin e Llogarasë, që do të merret përsipër nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë.

Bashkimi i tre operatorëve ekonomikë "iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh", kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ”ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring" kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni dhe |SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.",  kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.