Tuneli i Llogarasë, nga Dukati në Palasë për 7 min! Në garë 2 oferta ndërkombëtare, Balluku: Të vlerësohen kostot e ndërtimit

Prezantohen 2 ofertat me projektet inxhinierike për ndërtimin Tunelit të Llogarasë. Nga 7 kompani që kanë marrë pjesë në garë 5 janë skualifikuar. 2 konsorciumet e huaja kanë prezantuar projektet e tyre për Metodologjinë e Punës dhe Zgjidhjet Teknike që ofrojnë.

2 konsorciume ndërkombëtare. I pari bëhet nga bashkimi i operatorëve austriak IC Conculent, kompanitë Elea dhe Ibe sllovene dhe kompanitë lokale CIT Concalting dhe IVA Concalting. Ndërsa konsoprciumi tjetër përbëhet nga SWS ingynery spa kompani inxhinierike italine dhe kompanitë lokale Lazo SHPK dhe NetGroup SHPK”, Kledia Ngjela nga Ministria e Infrastrukturës.

Gara ndërkombëtare u hap më 20 qershor dhe ditën e nesërme Komisioni Vlerësues i Ofertave pritet të shpallë fituesin. Për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku gara ishte e suksesshme dhe se kompanitë duhet të vlerësohen në detaje për kostot që ka realizimi i këtij projekti.

Siguria rrugore u nënvizua nga të dy studiot projektuese, duhet të merret parasysh edhe eficenca e kostos. Juria duhet të marrë parasysh edhe eficencën e kostos pasi duhet të garantojmë sigurinë por përmes një investimi sa më eficent. Nuk kërkojmë thjeshtë një zgjidhje infrastrukturore por edhe një zgjidhje arkitekturore duke qenë se Llogaraja është një nga pikat tonë me shumë rëndësi për turizmin. Duhet të nisim sa më parë procedurën e tenderimit, do të bëhet me para të buxhetit të shtetit dhe me mbështetje financiare dhe duhet të hapet tenderi brenda këtij projekti” u shpreh Balluku.

I pranishëm në prezantim Ministri i Turizmit Blendi Klosi e vuri theksin tek zhvillimi që do të marrë turizmi nga ky projekt.

“Aeroporti i Vlorës por edhe Tuneli i Llogarasë do të japin mundësi që investimet e ndërmarra në mënyrë masive nëpërmjet investimit që do të realizohet në tunelin e Llogarasë do të mund të ofrojnë një shërbim elitar për zonën e bregdetit të munguar prej konektitetit të shpejtë në këtë zonë”, tha Klosi.

Në muajin qershor qeveria miratoi edhe një fond prej 150 milionë lekësh për rishkimin e studimit të fizibilitetit dhe projektit të detajuar inxhinierik të veprës, i cili do të nxjerrë koston e ndërtimit dhe të ardhurat potenciale që do të vilen nga kalimi i automjeteve në tunel. Kjo vepër që do ta shkurtojë distancën kohore të segmentit nga fshati Dukat në dalje të Palasës, nga rreth 1 orë që përshkohet aktualisht në vetëm 7 minuta. Tuneli do të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit, por pas përfundimit do të vendoset dhe një tarifë për përdoruesit e tunelit. Ndërtimi i tij parashikohet të ketë një vlerë 550-650 mln euro, ndërsa pritet që investimi të rrisë punësimin me 12 mijë persona.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 16/09/2020 13:22

    Rruga e tunelit vlen me shume per dimer kur bllokohet rruga e llogarase nga debora

    Përgjigju
  • alba: 16/09/2020 05:49

    Sa do te rritet kapaciteti turistik i 50 km vije bregdetare malore e sa taksa presin te mblidhen per te shlyer kete investim qe fut ne borxh te gjithe shqiptaret?

    Përgjigju
  • Ervin: 15/09/2020 23:43

    Ajo eshte pjesa me e bukur e gjith rruges ,dhe eshte nje kenaqesi me vete te kalosh permes nje parku kombetar si llogaraja. Shteti nqs do te harxhoj lek le ti harxhoj per te evituar rradhet ne radhim e ne orikum ,aty esht problemi i vertet sepse duhet 2 ore ne ver per te ber 4 km rruge

    Përgjigju
  • Ariu: 15/09/2020 15:02

    Litari do zeri per gryke, beni zullume me paret e shqiptareve! Mase vete dhe zamiri ne dhip te ropve e ju bashke me zamirin.

    Përgjigju
  • rgs: 15/09/2020 14:54

    bravo zamir mane bravo balluku bravo edi bravo te gjith fismidhjeve

    Përgjigju
  • hahahahaha: 15/09/2020 14:36

    Seriozisht beni komente idiote? Po kosto kane patjeter po duhet zhvillimi i vendit, i turizmit dhe zamir mane po i sjell te ardhura turizmit. U ka ngel sahati te zamir mane, sa leke ka ky sa shtepi ka ai. Ky eshte kapitalizmi qe deshet, ata bejne leke populli ka te drejte llapi sa te doje

    Përgjigju
    • haha: 15/09/2020 20:51

      Sipas vleresimit te qeverise qe ka votuar shumica. Kur te mesohemi te marrim pergjegjesite tona dhe te punojme me pergjegjshmeri merr vlere fjala dhe analiza. Deri atehere mbetet llaf

    • Miti: 15/09/2020 20:29

      Vetem ne Shqiperi pasi behet fisibiliteti ekonomik i nje vepre, gjithsesi vendimi per berjen ose jo nuk merret ne baze te rezultatit por sipas oreksit te kryeministrit. Rruga e Kombit, rruga Tirane-Elbasan jane shembujt me te mire. Te dyja me rruge nuk e justifikojne koston, por u bene gjithsesi. E njejta gje po ndodh me rrugen Dukat-Palase. 550 milion euro nuk e justifikojne kurre ndertimin e kesaj rruge, kur dihet qe ne paralel po behet rruga e Lumit te Vlores e cila e sherben shume mire lidhjen me Rivieren. Nje llogari e thjeshte e kesaj qe po them eshte kjo: sa vite i duhen qeverise Shqiptare ti mbledhi 550 milion euro shtese ne tatime dhe taksa nga rritja e volumit te turisteve si shkak i ndertimit te kesaj rruge? 100 vjet? Apo me shume? Nuk bejet fjale per teori konspirative me Samir Manen por per fakte dhe shifra kokeforta. Borxhi i shtetit Shqiptar ne perqindje te GDP-se ka arritur sa ai i Italise (po te llogarisesh borxhin e fshehur). Nje veper e tille do e groposi Shqiperine akoma dhe me shume.

  • Miti: 15/09/2020 14:11

    Tuneli i Samirit verjani emrin. Shqiptaret po zhyten ne borxh qe ti rritet vlera investimit te Samir Manes (ose te atij qe pastron parate e vjedhura ne emrin e tij) ne Palase. Rruga e Lumit te Vlores mjafton per te aksesuar Rivieren ne rruge jo malore dhe me standarte. Perfundon ne Qeparo pra ne mesin e Rivieres. Nje rruge me teper eshte luks per Shqiperine dhe ekonomine e saj te brishte. Nese qeka rruge e domosdoshme pra me leverdi ekonomike le ta ndertoje Samiri me parate e tij dhe le ta beje me pagese po te doje.

    Përgjigju
    • Alo: 15/09/2020 20:01

      E ke qarë komentin.

  • redi: 15/09/2020 14:04

    Tuneli llogarase kushton 550 milion euro per te rritur eficensen e turizmit .Ka efekt ekonomik te madh kjo kosto stratosfere ? .Me keto para mund te rikonstruktohej komplet sistemi hekurudhor shqiptar ekzistues dhe efekti ekonomik do te ishte disa here me i larte ,duke rritur ekonomine nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim, duke bere dhe lidhjen nderkombetare ne Maqedonine e veriut .Nuk e di se kush i dirigjon nevojat ne infrastrukture ne qecerine shqiptare .Turistet ne vend te tunelit mund te perdorin shume mire dhe rrugen e lumit te Vlores

    Përgjigju
  • bjrerini me top buxhetit: 15/09/2020 13:52

    edhe belinda balluku (me shtepi ne dhermi) dhe blendi klosi (me shtepi ne green coast) do te shkojne me shpejt drejt shtepive te tyre te bregdetit tani qe do te behet dhe tuneli i Llogarase.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës