Shpalli 'non grata' Berishën! DASH: Blinken javën tjetër në Tiranë! Rithemelimi: Po të jetë e vërtetë vizita do të ketë efekte nukleare për ne

9 Shkurt, 20:00

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,njeriu i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën  'non grata' nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme. E pikërisht njoftimi për vizitën e tij të Departamentit Amerikan të Shtetit shkatërroi përfundimisht humorin e Rithemelimit.