- Gjyqtari i 21 janarit, Besnik Hoxha është përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari i Tiranës, Hoxha është përjashtuar nga drejtësia, ndërsa ai kryesoi më 8 shkurt 2013 trupën gjykuese shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit.
21 janari për herë të parë po hetohet nga SPAK si krim i pazabrdhur shtetëror ashtu siç Strasburgu e vlerësoi, por Gjykata e Tiranës në 2013-ën e shpalli Ndrean dhe Prendin të pafajshëm, të cilët më pas u dënuan në Apel.
Përpos Hoxhës, më 24 janar 2024 vettingu ka shkarkuar edhe gjyqtaren Arjana Caco, e cila ishte po ashty pjesë e trupës gjykuese të 21 janarit, ndërsa gjytarja Ardiana Bera është ende në proces vlerësimi.