Shpendi i rrallë migrator viziton ujërat e Liqenit të Prespës, eksperti: Censusi ka zbuluar ‘banorë’ të rinj

16 Janar 2022, 21:40

Në parkun Kombëtar të Prespës dhe Divjakës ka nisur censusi i shpendëve migrator, i cili këtë vit po zhvillohet njëkohësisht në Shqipëri, Greqi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Specialistët tregojnë se për shkak të ngrohjes globale numri i shpendëve ka ardhur duke u pakësuar, po jo llojshmëria e tyre. Këtë herë në Liqenin e Prespës është zbuluar një shpend i rrallë “Gavia arktika” .