Shpenzimet në shtet, KLSH raporton: 35 mln euro tendera u hapën pa pasur ende fondet!

10 Tetor 2021, 15:27

Në një auditim që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer në drejtorinë e përgjithshme të thesarit, për vitin 2020, rezulton se institucionet nisin procedurat e prokurimit përpara se të marrin miratimin e thesarit, dhe nuk raportojnë saktë dhe në kohë për angazhimet dhe shpenzimet buxhetore. Nga gjetjet e auditimit rezulton se janë 743 urdhër prokurimesh me vlerë 74 miliardë lekë, të regjistruara në vitin e kaluar dhe që rezultojnë në shkelje. Sipas KLSH ka disa kontrata që nuk ekzistojnë në APP ndërkohë që ka të tjera që nuk rezultojnë në sistemin informatikë financiar qeveritar.