Shpërblimi i fermerëve për mbjelljen e grurit, Braçe: Procesi burokratik, por gjithsesi duhet të aplikoni! Ja dokumentet që duhet të dorëzoni

8 Gusht 2022, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2022-08-08 12:00:53

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe u ka bërë thirrje fermerëve ditën e sotme që të fillojnë të bëjnë gati dokumentet për të aplikuar në skemën mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, që të përfitojnë para për grurin e mbjellë. Braçe sërish nuk ka kursyer kritikat ndaj ministrisë së Bujqësisë për udhëzimin e bërë, pais sipas tij është burokratik dhe mund të ishte bërë shumë herë më mirë dhe më i lehtë për fermerët. Deputeti shprehet se fermerët i kanë dorëzuar njëherë këto dokumente kur kanë aplikuar për rimbursimin e naftës dhe kështu ministria mund ta bënte më të lehtë aplikimin.