Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë

11 Dhjetor 2024, 15:36

Shpërblimi i pranverës për pensionistët do të jetë më shumë se 5 mijë lekë, madje po vlerësohen edhe shifrat e bonusit të fundvitit. Teksa është drejt finalizimit rishikimi i tretë i buxhetit të këtij viti, Ministri i Financave Petrit Malaj tha se shuma që do marrin pensionistët do të vendoset këtë muaj, me këtë akt normativ.