Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Durrësit kërkon pezullim për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT

25 Maj 2023, 16:28 | Përditesimi i fundit: 2023-05-25 16:30:41

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Durrësit sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.