Shpërndanin drogë në plazhin e Gjipesë, shkatërrohet grupi i armatosur, 4 të arrestuar

22 Korrik 2023, 13:00

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dorgave në zona plazhi e lokale nate si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjipeja” i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë, Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi.

Goditet një grup i armatosur, që shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Gjipesë.

Sekuestrohen armë zjarri, radio si të policisë, rreth 600 doza lëndë narkotike, muncion luftarak, armë të ftohta e një automjet fuoristradë që përdorej nga ky grup për të shpërndarë lëndën narkotike