Shpërndanin heroinë dhe mbanin armë pa leje në lokal, arrestohen babë e bir në Korçë

8 Maj 2021, 11:33

Policia e Korçës ka vënë në pranga babë e bir pasi iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik, një krëhër me 13 fishekë, sasi droge heroinë dhe kanabis të ndara në doza, gati për shitje.