Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, shembet banesa, ndërron jetë 84-vjeçarja! Ja pamjet si ka përfunduar shtëpia

7 Maj 2023, 09:04 | Përditesimi i fundit: 2023-05-07 10:36:35

Një 84-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi në banesën e saj shpërtheu një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e banesës u shemb, duke bërë të pamundur nxjerrjen e 84-vjeçares, e cila për pasojë humbi jetën.