Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Gjirokastër, rrezikon jetën e moshuara

21 Shkurt 2021, 14:18

GJIROKASTËR: Një banesë është djegur në lagjet Kodra e Shtufit në Gjirokastër, por pa të lënduar në njerëz.

Shkak është bërë një bombël gazi gatimi e cila ka shpërthyer në momentin fillestar të ndezjes së saj nga ana e pronares 74-vjeçare Dete Osmani.

Kjo e fundit ka rrëfyer për Report TV ngjarjen që ka ndodhur. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Zonja e shtëpisë, fatmirësisht nuk është lënduar, ndërkohë që në apartamentin e saj ka pasur dëme të shumta materiale.